728 x 90 Leaderboard

“Ik ti, të vij unë…”, VMRO kërkon largimin e Zaevit: ne në qeveri!

Partia opozitare VMRO-DPMNE zhvilloi një protestë të radhës anti-qeveritare, në kulmin e debatit mbi arratisjen e ish-liderit të saj Gruevski, por pa e përfshirë aspak këtë të fundit në motivet e protestës.

Protesta kishte karakter denoncues ndaj stilit qeverisë të Zaevit. Të përqëndruar para godinës qeveritare, ndjekësit e opozitës dëgjuan një fjalim të kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski.

“Ne po shprehim pakënaqësi ndaj skandaleve të korrupsionit në qeveri dhe politikave të saj të gabuara”, tha Mickoski.

“Nëse kjo qeveri nuk arrin të ofrojë siguri, zhvillim ekonomik, standarde më të mira të jetesës, një punë për çdo të ri në vitin 2019, ne do të zëvendësojmë atë me një tjetër, të udhëhequr nga VMRO dhe unë premtoj se e gjitha kjo do të konvertohet në realitet”, tha kreu i opozitës.

Ai shtoi se partia e tij do të vazhdojë të protestojë kundër varfërisë, padrejtësisë, rritjes së taksave, ndryshimit të tokës dhe rishikimit të Kushtetutës.

VMRO-DPMNE njoftoi disa javë më parë se do të protestonte çdo të mërkurë para ndërtesës së qeverisë dhe se synon të organizojë protesta në të gjithë Maqedoninë. /tesheshi.com/

Related posts