728 x 90 Leaderboard

Iftari i Trump provokon protesta muslimanësh: nuk ka asnjë vlerë, ai po na lufton

Presidenti Trump organizoi një iftar në Shtëpinë e Bardhë, por shumë muslimanë në Amerikë protestuan kundër organizimit të kësaj darke që lidhet me agjërimin e Ramazamit.

“Ne mendojmë se është hipokrite që Donald Trump, nga njëra anë ndjek politika persekutuese ndaj muslimanëve, e nga ana tjetër fton diplomatë në Shtëpinë e Bardhë për iftar me ta”, thanë organizatorët e protestës.

“Donald Trump nuk përfaqëson vlerat muslimane, ai po vepron vazhdimisht kundër muslimanëve”, u tha nga një protestues.

Organizatorët e protestës thonë se Trump ka kontribuar teorikisht në rritjen e shtypjes dhe diskriminimit ndaj muslimanëve të SHBA.

Ishte Xhorxh W. Bush ai që filloi traditën e organizimit të iftarit në Shtëpinë e Bardhë pas 11 shtatorit.

Pasardhësi i tij, Barak Obama vazhdoi këtë praktikë.

Vitin e kaluar, Donald Trump e anashkaloi atë, duke lëshuar një deklaratë zyrtare të fokusuar në terrorizëm. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

 

Related posts