Auto Dak
Auto Dak

“Iftar” në Vatikan: Papa Françesku, gosti për 1.500 të varfër dhe të pastrehë

Papa Françesku priti 1.500 njerëz të pastrehë dhe të varfër për drekë të dielën për të shënuar ditën e tretë botërore të të varfërve, të organizuar nga Kisha Katolike Romake.

Në meny, të gjithë të pranishmit në Sallën e madhe të Vatikanit, përfshirë Papën, kishin lazanja, mish pule me salcë e kërpudha, patate, ëmbëlsira, fruta dhe kafe.

Të ftuarit e Papës u sollën në Vatikan nga vullnetarë të cilët i ndihmojnë ata çdo ditë.

Më parë, në një meshë për të varfërit romakë të mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku tha se të gjithë ata që janë në gjendje më të mirë duhet t’i ndihmojnë ata sa më shumë që të jetë e mundur.

Ai shtoi se ata duhet të pyesin veten: “A kam, si i krishterë, të paktën një person të varfër në mesin e miqve të mi?”

Gostia e Papës, i ngjante një iftari, siç njihet vakti post-agjërim në Ramazanin e muslimanëve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts