Ibrahimoviç e ka zgjedhur destinacionin e ardhshëm, por nuk e tregon

Zllatan Ibrahimoviç mbylli një katërvjeçar fantastik te skuadra kampione e Francës, te PSG-ja. Vetëm në këtë sezon, në 51 ndeshje të luajtura, ai shënoi 50 gola e dha 19 pasime për gol.

Milan, Barcelona, Inter, Juventus, Ajaks e Malmoe janë skuadrat me të cilat ka luajtur suedezi. Për të nisur një aventurë të re së afërmi, me emrin e ekipit që dëshiron ta lërë mister edhe për pak kohë, edhe pse me shumë mundësi mund të jetë Mançester Junajtedi.

“E ardhmja është shkruar,” deklaron ai.

“E kam bërë zgjedhjen time kohë përpara. Më duhet vetëm të shtyp butonin.”

I ngacmuar për të dhënë një përgjigje nëse kjo e ardhme është Mançester Junajtedi, ai përgjigjet thjesht: “Të shohim çfarë ngjet!”

Ndërsa pranon se ka patur shumë oferta, mes të cilave dhe për një kthim në Itali, ai nuk jep siguri për atë çka i është sugjeruar.

“Ka oferta konkrete nga Premier League. Por nuk jap garanci!” /tesheshi.com/

 

Related posts