Ibrahimi i vogël i Çeçenisë befason sërish: 4 e mijë 445 pompa në dy orë (video)

Ibrahim Lijanov, 6-vjeçari nga Çeçenia, vijon të befasojë me arritjet e tij fizike. Së fundi, ai realizoi 4,445 pompa në dy orë, një tregues gati i paimagjinushëm, që mund t’u shkojë fuqive të tjera fizike e jo të tij, nisur dhe thjesht nga mosha.

Kështu, Ibrahimi i vogël hyri sërish në librin e rekordeve të Rusisë, ndërkohë që të nga klubi sportiv lokal po merr trajnim të përditshëm, si dhe një shpërblim.

Kjo nuk është hera e parë që “Schwarzenegeri çeçen”, siç mbiquhet ndryshe, po vendos rekorde të tilla. Ai fitoi edhe Mercedes të ri vitin e kaluar, pasi arriti të bëjë 4,105 pompa. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts