Ia “shkurtoi jetën” dhe i biri, shuhet Gjergj Xhuvani, ikona e regjisurës filmike pas 90-ës

Ka ndërruar jetë regjisori i njohur Gjergj Xhuvani, bashkëshort i aktores Luiza Xhuvani, njëherësh babai i Kostandin Xhuvanit, të riut që pak vite më parë do ekzekutonte katër persona në një lokal nate, e që vuan burgun.

I ardhur nga dera e Xhuvanajve, si i biri i Dhimitrit, shkrimtar e skenarist, Gjergji do afirmohej, sidomos pas viteve ’90-të, si një prej emrave më të suksesshëm të regjisurës filmike shqiptare, me prodhime si Lindje-Perëndim-Lindje”, “I dashur armik” apo më i sukseshmi film në dy dekada, “Parullat”.

Gjergj Xhuvani ndërroi jetë në një spital në Romë, pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai u shua në moshën 56-vjeçare.

Çifti Gjergj e Luiza Xhuvani do përjetonin pak vite më parë ngjarjen e rëndë të shkaktuar nga i biri i tyre, një i ri problematik i implikuar me botën e krimit, duke mos trashëguar asgjë nga profili artistik i prindërve. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts