Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

I vuajtur nga COVID-i, Tom Hanks ka një mesazh: bëj tre gjëra të thjeshta, ndryshe…

Aktori i njohur Tom Hanks dhe gruaja e tij, ishin ndër të parët VIP të infektuar muaj më parë, sapo startoi pandemia globale.

Duke ditur se sa i rrezikshëm është një infeksion COVID-19, ai dërgoi një mesazh për këdo që nuk respekton tre gjëra shumë të vogla, aspak të ndërlikuara, por shumë domethënëse.

“Ne jemi në këtë bashkë, të gjithë jemi të prekur. Ka shumë gjëra që mund të bëjmë, por janë tre gjëra të vogla që ndihmojnë, nëse vendosni t’i bëni: vishni një maskë, lani duart, mbani distancën shoqërore. Nëse nuk mund ta bësh këtë, atëherë unë nuk kam asnjë respekt për ty,” tha aktori popullor në një mesazh video për The Guardian.

Ai shtoi se është mjaft e lehtë për të gjithë të bëjnë pjesën e tyre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts