728 x 90 Leaderboard

I tregoi botës përdhunimin nga serbët, Thaçi dekoron kosovaren kurajoze

Vasfije Krasniqi-Goodman, gruaja kosovare që morri kurajon që t’i rrëfejë publikut përdhunimin e saj nga serbët gjatë kohës së luftës, e kjo duke qenë e martuar dhe me fëmijë, është nderuar nga presidenti Thaçi me titullin e lartë “Qytetar i Merituar i Republikës së Kosovës”.

“Sot është një nga momentet më rrëqethëse në jetën time. Për mua Vasfija është heroinë e gjallë”, tha mes tjerash Thaçi.

“Një nga brengat më të dhimbshme janë rastet e dhunimit të rreth 20 mijë grave dhe burrave shqiptarë nga forcat paramilitare dhe militare të Serbisë”, u tha në një deklaratë të Presidencës kosovare.

​Krasniqi-Goodman, në emër të të gjithave grave të dhunuara, e falënderoi presidentin Thaçi për përkrahjen dhe dekoratën, si dhe kërkoi mbrojtje dhe drejtësi juridike.

Ajo ka qenë 16 vjeçe kur ra viktimë e dhunës seksuale të serbëve. Prej vitesh jeton në SHBA, ku thotë se ka një familje të lumtur. /tesheshi.com/ 

 

 

Related posts