Auto Dak
Auto Dak

I riu nga Kukësi në maturë me nënën, rrjeti i thotë “bravo”

Për shumë të rinj, periudha e mbarimit të shkollës së mesme fokusohet në mbrëmjen e maturës, aty ku festojnë edhe hapat e rinj drejt punës dhe universitetit.

Në Shqipëri dhe rajon, matura si “mbrëmje” është preokupimi aktual i të rinjve, ku duke filluar nga veshja dhe shoqëruesit, ku gjithçka synohet të jetë unike .

Dhe si për ta bërë të tillë atë, një i ri nga Kukësi ka bërë sfilatën e famshme prej maturanti, me shoqëruesen e jetës së tij – nënën.

Ndonëse shumë shokë të tij nuk do të kishin frikë ta merrnin këtë hap për shkak të paragjykimev, i riu mori komplimente të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.

Ai u bë lajmi rozë e këtyre ditëve të ngarkuara me lajme politike, duke larguar për pak çaste vëmendjen nga zhvillimet e tjera.

Komentet në rrjetet sociale ishin të dominuara nga shprehja “bravo”, ndonëse shumë prej komentuesve vështirë që kanë bërë një këso hapi fisnik, falënderues dhe të veçantë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts