I pari i Nju Jorkut kandidon për president: Liroje rrugën Donald Trump!

Nju Jorku ka marrë një lajm të ri, pasi kryetari i saj Bill de Blasio sapo ka shpallur kandidaturën për president në radhët e demokratëve.

Në një video disaminutëshë të postuar në rrjete sociale, ai u zotua t’i ndryshojë gjërat për të mirë. Njëzetedy kandidatët që i ka përpara janë gjithashtu me përvojë të bujshme po aq sa De Blasio, megjithatë kandidimi i tij ka qenë i befasishëm.

“E kam mundur një herë Donad Trump-in, dhe do ta mundë sërish”, thotë ndër të tjera në video i pari i Nju Jorkut, i njohur edhe për qasje ultra-liberale.

Ai ka vënë fokusin e kësaj kandidature në bashkimin e familjeve të ndara nga emigracioni, vëmendje më të madhe ndaj kujdesit shëndetësor, intervenim më të shpejtë në rast fatkeqësie, si dhe më shumë vëmendje ndaj problemeve të mjedisit.  /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts