728 x 90 Leaderboard

I gjithë Deçani në rrugë për t’u thënë “Jo” vrasjeve

Në Deçanit u mbajtur një marshim publik me moton “Stop Vrasjeve”, ku morrën pjesë qindra banorë të zonës.

Marshimi u mbajt në përkujtim të dy vrasjeve të fundit që ndodhën në këtë komunë e që tronditën tërë Kosovën, me qëllim që këto raste të mos përsëriten më.

Inisiatore ishte vetë komuna, ku kryetari i saj, Rasim Selmanaj shkruajti në Facebook:

Deçani kishte armë për lirinë e Kosovës! Ne nuk duhet të kemi plumba e armë për njeri tjetrin! Le të mbahen mend këto dy vrasje si të fundit në këtë vend!Deçani është dhe do të mbetet Vend i traditës e i vlerave njerëzore e kombëtare! Donjeta e Ylberi u prefshin në paqe! Deçani solidarizohet me dhembjet e familjeve Pajazitaj e Malaj!”.

Në fshatin Strellc të Deçanit, më 19 dhjetor u gjet e vrarë 24-vjeçarja Donjeta Pajazitaj, e cila ishte zhdukur që nga 9 nëntori.

Dhe të mërkurën, po në këtë fshat ndodhi një tragjedi tjetër. Ylber Malaj, 9-vjeçar u vra nga të shtënat me armë zjarri derisa po priste rradhën në një lokal për të blerë një doner . /tesheshi.com/

Related posts