Auto Dak
Auto Dak

I burgosuri me dënim të përjetshëm, kërkesë pas një vdekjeje klinike: duhet të lirohem!

Një gjykatë amerikane mohoi pretendimin e një të dënuari se ai kishte përfunduar një dënim të përjetshëm, pasi ai ishte shpallur vdekur për një çast.

Benjamin Schreiber, 66 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm në burgun e shtetit Ioëa për rrahjen me pasojë vdekjen të një njeriu në vitin 1996.

Ai pretendoi se kishte përfunduar dënimin e përjetshëm, pasi pasi një sulm në zemër katër vjet më parë. Mjekët pastaj e “rikthyen në jetë”.

Por gjykata hodhi poshtë pretendimin e Schreiber me arsyetimin se nuk ishte bindës në arsyetimin e tij.

Ata shpjeguan se ishte “e pamundur” që ai të kishte vdekur, duke marrë parasysh faktin se kishte nënshkruar të dhënat mjekësore dhe certifikatat pasi ishte shëruar nga operacioni.

Në vitin 2015, për shkak të gurëve në veshka, Schreiber pati ndërlikime gjatë një operacioni deri në vdekje klinike. Dhe pas një “ringjalljeje” të suksesshme, ai u shërua plotësisht dhe u dërgua përsëri në burg për të vuajtur dënimin e tij.

Në një ankesë të paraqitur vitin e kaluar, i burgosuri pretendoi se mjekët e kishin “ringjallur” kundër vullnetit të tij dhe shpjegoi se ai besonte se vdekja e tij e shkurtër do të thoshte se, nga pikëpamja teknike, ai kishte vuajtur dënimin e tij.

Por arsyetimi i gjykatës ishte se dënimi konsiderohet i përfunduar vetëm pasi vdekja të jetë shpallur zyrtarisht. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts