Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

I bëri dush të padëshirueshëm me birrë, klubi i kërkon falje lojtarit musliman

Klubi anglez i kriketit i kërkoi falje lojtarit musliman, kjo pasi ndjenjat e tij fetare u lënduan ndërsa ai po festonte me kolegët e tij.

Ndodhi kjo në kohën kur lojtarët e Klubit Essex po i gëzoheshin fitores në garën për Trofeun Bob Willis, duke e bërë atë në mënyrën tashmë të zakonshme: me pije, shampanjë ose birrë, duke e rrëkëllyer ose larë shoqi-shoqin.

Problemi lindi kur birra u derdh në kokën e Firuz Khushi, një musliman me origjinë pakistaneze.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, kamerat kapën momentin kur Khushi u tmerrua kur mbi kokën e tij u derdh birrë.

Pas incidentit, drejtuesit e klubit i kërkuan falje Khushit dhe premtuan t’u mësojnë lojtarëve të tjerë atë që ata s’e dinin në lidhje me etikën islame karshi alkoolit. tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts