Hyn fjala “derr” në fjalimet anti-Rama të Bashës

Gjatë një ndalese në Vorë, në parapërgatitje për të mobilizuar elektoratin për protestën e 27 janarit, kreu demokrat Basha ka vijuar të denoncojë Ramën dhe qeverisjen e tij. Gjuha e ashpër, ka patur brenda dhe fjalën “derr”.

“200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptarët paguajnë vit për vit për 5 koncensionarë, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mënxyra e rritjes së çmimit të ujit”, tha Basha. Më tej ai bëri thirrje për t’u ngritur më 27 janar.

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm”, theksoi kryedemokrati. /tesheshi.com/

 

 

Related posts