Humoristi vdes në skenë duke ia ndjell vetes, publiku mendoi se po bënte shaka

Humoristi veteran britanik Ian Cognito ka vdekur në skenë gjatë një shfaqjeje.

60-vjeçari u ul në një karrige dhe mezi merrte frymë, para se të binte përtoke i vdekur për pesë minuta gjatë shfaqjes së tij.

Publiku fillimisht mendoi se kjo ishte një shaka dhe vazhdoi të qeshë, duke mos ditur që diçka nuk shkonte mirë.

Shërbimi Qendror i Ambulancës në qytetin Bicester konfirmoi se Cognito u shpall i vdekur në vendngjarje.

Miqtë e humoristit kanë konfirmuar se ai kishte pasur probleme shëndetësore edhe më herët, ndërsa ai vet kishte bërë shaka me ta duke u thënë “imagjinoni sikur të vdisja në skenë para jush”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts