Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Humbjeta e 6 në Shqipëri: Corona “ekzekuton” një 71-vjeçare

Autoritetet shëndetësore shqiptare njoftuar për jetën e 6 të humbur nga Corona, një grua 71-vjeçare, e cila vuante nga hipertensioni.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi:

 

“Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 71-vjeçare, vuante nga hipertensioni. Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana,  e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes“, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts