Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Humbja nga Azerbajxhani në Karabak: armenët, kundër “tradhëtarit” Pashinyan

Më shumë se 15,000 njerëz në Armeni protestuan të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Pashinyan, tubimi më i madh deri më tani që nga marrëveshja e armëpushimit muajin e kaluar me Azerbajxhanin.

Përfaqësues të Kishës Armene me ndikim ishin gjithashtu të pranishëm në protestë.

Pashinyan-i nënshkroi një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin muajin e kaluar, në të cilën iu desh të dorëzonte pjesë të mëdha të rajonit të diskutueshëm Nago-Karabak, prandaj kundërshtarët e tij e quajtën atë “tradhtar”.

Marrëveshja, e nënshkruar me ndërmjetësimin e Presidentit rus Vladimir Putin, hyri në fuqi në 10 nëntor dhe zbatimi po monitorohet nga 2,000 trupa ruse.

Azerbajxhani e shpalli marrëveshjen një fitore dhe shumë armenë dënojnë qeverinë e tyre për dorëzimin e territorit që ka qenë nën kontrollin e forcave armene për dekada.

Pashinyan refuzon të japë dorëheqjen, ndërkohë që një grup prej 17 partish të opozitës kanë mbështetur publikisht ish-kryeministrin Vazgen Manukyan si kreun e ri të shtetit.

Politikani 74-vjeçar udhëhoqi Armeninë në kohën e fitimit të pavarësisë 30 vjet më parë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts