728 x 90 Leaderboard

Humbja me Levanten, fundi është fare pranë për Lopetegui-n te Reali

Reali i Madridit humbi një tjetër takim mesditën e së shtunës, atë 1-2 ndaj Levantes në “Santiago Bernabeu”.  Kjo ishte humbja e katërt në pesë takimet e fundit, duke e vënë në pozitë të vështirë trajnerin Julen Lopetegui, që brenda pak muajve mund të provojë shkarkimin për herë të dytë.

Reali ishte katastrofik në minutat e para ndaj Levantes, teksa pësoi dy gola. E gjithë loja e mëpastajme u shpërblye me vetëm një gol të Marcelo-s, të pamjaftueshëm për të përmbysur rezultatin.

“Fundi është pranë”, shkruan “Marca” spanjolle për trajnerin Lopetegui, duke saktësuar se shkarkimi është thjesht çështje kohe.

“Ditët e Lopetegui-t te Reali janë të numëruara, dhe gjithçka që mbetet e panjohur rreth shkarkimit të tij është koha kur kjo do të ngjasë. Nëse jo sot, do të jetë nesër, apo javën e ardhshme, apo pas El Clasico-s.”

Vetë Lopetegui është shprehur pas humbjes ndaj Levantes se shkarkimi ishte gjëja e fundit që po mendonte.

“Ndihem më i inkurajuar se kurrë për të vazhduar sepse ekipi dha zemrën dhe shpirtin në fushë. Do të dalim nga kjo gjendje shpejt a vonë,” është deklarata e tij.

Përplasja me Barcelonën të dielën e ardhshme ka të ngjarë të vendosë gjithçka për trajnerin e Realit, që të martën ka dhe një provë në Champions League, ndaj Viktoria Plzen-it. /tesheshi.com/

 

Related posts