728 x 90 Leaderboard

Humbja e rëndë e njeriut të Trump-it në Alabama: disfatë në bastionin historik, humb dhe shumicën në Kongres

Donald Trump ka pësuar humbjen më të rëndë politike të përmasave sasiore dhe cilësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në zgjedhjet e pjesshme për të zgjedhur një senator të shtetit të Alabamës, kandidati i mbështetur nga Trump, një gjykatës kontravers, me të dhëna raciste dhe i akuzuar për dhunë ndaj minorenëve, ka humbur i hapur rrugë drejt Kongresit një senatoro demokrat, e duke i humbur përfundimisht Donald Trumpit mazhorancën në Kongres.

Trump ka zbritur vetë në fushëbetejë duke mbështetur kandidatin Roy Moore, një kandidat problematik që në shtete të tjerë do të ishte i paprezantueshëm, por që u mbështet, pasi sipas njerëzve të Trump përfaqësonte filozofinë e Presidentit të ri.

Në fushatë dërgoi Steven Bannon, ish-këshilltarin e tij që është strategjisti kryesor i fushatës.

Dhe në fund humbi. Humbi në një shtet si Alabama ku republikanët fitojnë prej 20 vjetësh. Humbi edhe mazhorancën në senat. Teorikisht republikanët kanë një votë më shumë, por praktikisht kjo mazhorancë nuk ekziston: John Mcain ka votuar kundër Presidentit në të gjitha iniciativat e tij kryesore dhe është kundërshtar politik i tij në parti.

Pra humbja e Trump ka disa dimensione dhe të gjitha mediat amerikane e cilësojnë si eveniment kombëtar. Dhe kur këtë humbje e ka realizuar në Alabama, një bastion të tij, kjo është e dhënë e rëndësishme.

Dhe më e rëndësishme bëhet kur analizohen edhe të dhënat nga terreni: evangjelistët radikalë që janë pjesë thelbësore e bazës Trump kanë votuar kundër pasi kandidati i Presidentit akuzohej për dhunë sesuale.

Pra, në të gjithë lëvizjen kundër dhunës në Hollywood apo pjesë të jetë sociale, ka ndërhyrë edhe baza politike. Shkurt, Trump-in e kanë braktisur edhe të vetët.

Dugg Jones, senatori demokrat i zgjedhur në Alabama e cilësoi datën e votimit në shtetin e tij si “historike” për SHBA. Historike pasi i dha “erës Trump” një shuplakë të madhe dhe brenda militancës.

Ka mbi 4 orë që Amerika është në lëvizje të madhe, pasi ka ndodhur një ngjarje në një shtet që i besoi Trump një vit më parë dhe tashmë e ka hedhur tutje. Për arsye morale…

Pas një viti zhvillohetn zgjedhjet parlamentare të reja në SHBA të cilat do të jenë edhe testi i vërtetë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Por këmbana ra në Alabanma! /tesheshi.com/

Related posts