Humbisni peshë duke ngrënë çdo ditë në të njëjtin orar

Është e këshillueshme që të mos lihet asnjë vakt pa ngrënë, sidomos mëngjesi, madje mungesa e ngrënies së mëngjesit i çon shumë njerëz drejt mbipeshës. Por si duhet të jenë oraret e ngrënies sipas vakteve?

Mëngjesi: Orari 7:30-8:30

Në mëngjes rekomandohen ushqime të pasura me karbohidrate (por jo sheqerna sintetikë), kryesisht të marra nëpërmjet drithërave. Karbohidratet janë jetike për funksionimin e aktivitetit të muskujve dhe të trurit.

Paraditja: Orari 10.30-11.30

Gjatë këtij vakti të ndërmjetëm këshillohet ndonjë pickim i lehtë i ushqimit, gjithmonë pa rënduar stomakun para drekës. Mund të pini lëngun tuaj të preferuar të frutave ose një grusht me fruta të thata.

Dreka: Orari: 12:30-13:00

Gjatë drekës, duhet të konsumohen ushqime me karbohidrate dhe proteina, pasi dreka përbën vaktin kryesor të ditës për shkak të aktiviteteve të përditshme që kryhen përpara dhe pas.

Vakti i pasdites (Zemra): Orari: 17.00-18.30

Ky vakti është gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të shuar etjen ose për të ngrënë diçka. Mund të pini çaj, pije freskuese natyrale, fruta, çokollatë të zezë etj.

Darka: Orari: 18:30-19:30

Darka duhet të përmbajë kryesisht me ushqime të pasura me proteina bimore dhe shtazore (perime, fileto pule, peshk, vezë, nënproduktet e qumështit, etj.)/tesheshi.com/