Humbi djalin por jo interesin për politikën, Nexhat Daci: ja rezervat e mija për ekipin negociator

Edhe pse humbi djalin pak javë më parë, akademik Nexhat Daci, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, iu ëhstë kthyer protagonizmit të tij si figurë publike në funksion të zhvillimeve të ditës në politikën kosovare. Dhe, i intervistuar nga KosovaPres lidhur me çështjen e ndjeshme të dialogut me Beogradin, ai ka shfaqur kritika ndaj LDK-së për mosprezencën e kësaj të fundit në ekipin negociator.

“E meta më e madhe e procesit në këtë fazë është mungesa e LDK-së që është paarsye ekzistenciale e LDK-së si partia më e vjetër, si partia më e madhe. Gjithmonë LDK ka qenë prijëse e proceseve në shtet-ndërtim. Mos të harrojmë se edhe në Rambuje, në Paris, LDK ka shkuar me njerëzit më të fuqishëm, me presidentin Rugova dhe akademik Fehmi Agani dhe nuk kanë qenë kryesorët, nuk e kanë bojkotuar. Nuk është në natyrën e filozofisë politike rugovizmit, me bojkotu diçka, por me qenë në prirje të proceseve dhe me dhënë kontributin e vet. Sugjerimi im do të ishte, edhe pse është vonë për gjithçka, LDK do të duhej të ishte në atë grup dhe për shkak të përvojës dhe traditës që ka, ndoshta edhe t’i printe atij procesi”, deklaroi Daci.

Gjithashtu, kreu i Akademisë së Shkencave në Kosovë ka shfaqur rezerva dhe për ekipin e Prishtinës, numrin  e pjesëmarrësve në të, duke i krahasuar me një fis.

“Bindja ime e thellë është që procesi si tentim ka filluar mirë, me një ekip, por mendoj që në pamje optike nuk është i pëlqyeshëm ky dialogim. Duket sikur që jemi në kohën e fiseve. Në konferencat shkencore dhe të paqes. Në politikë gjithmonë numri është i studiuar shumë mirë dhe do të thoja që është krejtësisht e panevojshme me një numër aq të madh”, theksoi Nexhat Daci. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts