728 x 90 Leaderboard

Humanizëm i rrallë në Peshkopi: e godet me dru pas koke dhe më pas e çon në spital për mjekim

Një ngjarje e rrallë është shënuar në Peshkopi, ku sipas një njoftimi policor, nga sherri mes dy personave, ku madje është përdorur dhe thika, njëri e ka goditur tjetrin me dru pas koke  duke e shoqëruar më pas të dëmtuarin për në spital, edhe pse ai ka tentuar ta qëllojë me thikë.

Ja dhe njoftimi policor ku përcillet kjo ngjarje rrallë me ndërthyrjen e dhunës, krimit, dhe më pas humanizmit:

“Në një rrugicë të qytetit të Peshkopisë, për motive të dobëta është konfliktuar shtetasi A.T, rreth 42 vjeç, banues në Peshkopi, me shtetasin H.T, rreth 43 vjeç, ku nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, dyshohet se:


Shtetasi A.T ka shkuar në afërsi të pallatit ku banon shtetasi H.T, dhe për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me thikë në pjesën e shpatullës shtetasin H.T.

Shtetasi H.T për tu mbrojtur e  ka goditur shtetasin A.T, me një dru në pjesën e kokës, duke e dëmtuar rëndë.

Po nga veprimet e para hetimore  rezulton se shtetasi H.T e ka çuar  vetë në spital, shtetasin A.T.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Peshkopisë, shtetasi A.T, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor  në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë që dyshohet se e ka përdorur shtetasi  A.T.

Shtetasi H.T ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë Dibër ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Po punohet për  sqarimin plotë të  rrethanave  të ngjarjes”, thuhet pra në njoftimin e policisë.  /tesheshi.com/

Related posts