HULUMTIMI/ Treguesit e pushtetit të drogës për vitin 2017, ç’rol ka Ballkani

Prodhimi i kokainës arriti në 2017-ën në nivelin më të lartë ndonjëherë, e gjithashtu dhe heroina, e cila mbërrin në Europën perëndimore dhe qendrore nëpërmjet Ballkanit, e kontrabanduar kryesisht nga Afganistani.

Ka qenë ky vlerësimi i dalë nga një raport vjetor mbi narkotikët, hartuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe luftimin e krimit të organizuar (UNODC ).

Në botë, në vitin 2017, rreth 271 milionë njerëz përdorën narkotikë, dhe rreth 35 milionë, më shumë se sa pritej, ishin të varur nga droga ose nën trajtimin e drogës për shkak të narkotikëve.

Numri i njerëzve që përdorin lëndë narkotike ka mbetur në një nivel të qëndrueshëm krahasuar me raportin e mëparshëm, por krahasuar me vitin 2009 është rritur me 30 përqind.

Kanabisi është ndër drogërat më të përhapura në botë, ku raporti dhe tregon se 188 milionë njerëz e kanë përdorur atë në 2017.

Rreth 53.4 milionë njerëz, ose 56 për qind më shumë se në 2016, përdorën heroinë – thuhet në raport.

Drogat sintetike “fentanil”, janë veçuar si një nga shkaqet e shumë vdekjeve në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa sa i përket prodhimit të kokainës, në 2017 rezultoi me 1.976 ton, një sasi më e madhe se kurrë më parë.

Raporti përmend Kolumbinë si prodhuesin më të madh i kokainës (70 përqind). Sipas raportit, 18.1 milion njerëz e përdorën këtë drogë në vitin 2017.

Kokaina që hyn në tregun evropian vjen nga Peruja, Bolivia dhe Kolumbia. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts