728 x 90 Leaderboard

Hulumtimi: klima e të bërit biznes në Kosovë drejt përmirësimit

Nga Bashkim Kastrati

Klima e të bërit të biznesit në Kosovë ka sinjale konkrete të përmasimit. Këtë e ka bërë të ditur

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), përmes një hulumtimi që është bërë për të matur të bërit biznes në Kosovë.

Ky hulumtim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendëve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore ,ciklike dhe  gjashtë mujore.

Sipas hulumtimit, përkundër dominimit të agjendës politike sektori privat ka shënuar ngritje pozitive.
“Indikatorët që analizohen është indikatori i besueshmërisë, që ka shënuar një rritje prej 3,8 për qind dhe është një hap pozitiv, jo i dëshiruar por është trend që jep optimizëm. Forma e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe ministritë e linjës do vazhdojë edhe më tutje. Një lobim i tillë po jep efektet e veta”, thuhet në hulumtim.

Hulumtimi tregon se 84% e bizneseve vlerësojnë situatën biznesore në vend të kënaqshme

“Gjetjet e studimit tregojnë së 84% e kompanive vlerësojnë situatën e biznesit si të mirë dhe të kënaqshme, ndërsa 16% prej tyre kanë deklaruar se situata e biznesit është e pakënaqshme.

“Kjo situatë tregon se klima e biznesit në Kosovë konsiderohet e favorshme e të bërit biznes. Ndërsa krahasuar me 3 mujorin e vitit paraprak kemi një rritje prej 2 pikë përqindje e cila tregon që situata aktuale e bizneseve ka pasur një përmirësim të vogël. Por 3 mujori i dytë i viti 2017 ishte më optimist dhe aktualisht situata ka filluar një përmirësim të lehtë pas një rënie që kishte në tremujorin paraprak”, thuhet në raport.


Pritet të rritet numri i të punësuarve në kompanitë private

Përmirësimi i klimës së biznesit pritet të ndikojë edhe në rritjen e numrit të të punësuarve në kompanitë private. Sipas hulumtimit, në sektorin e punësimit, 46 për qind e bizneseve kanë deklaruar se  do të rrisin numrin e punëtorëve, e cila do të ndikojë në uljen e papunësisë në vend. Komuna e Ferizajt, Mitrovicës dhe Prishtinës pritet të ofrojnë rritje të vendeve të punës.

“Ndërsa, 66 për qind e sektorëve të ekonomisë presin që gjendja të përmirësohet në gjysmën e parë të vitit 2018, 29 për qind të tyre  presin të jetë e njëjtë. Janë 5 për qind e bizneseve që presin një rënie të aktivitetit të biznesit në vend. Indikatori ka shënuar rritje në këtë tre mujor; rritja jo shumë substanciale është simbolike, kjo tregon kontinuitetin e një trendi pozitiv të bizneseve”, theksohet në hulumtim.

Hulumtimi tregon edhe për pengesat me të cilat përballen bizneset në përditshmëri, probleme këto që i kanë përcjellur gjatë gjithë këtyre viteve.

“Barrierat kryesorë të bizneseve janë: Mungesa e mjeteve financiare, normat e larta të interesit në kredi paraqiten si barrierë kryesore. Pengesat tjera janë edhe procedurat doganore të pasuara me koston  e lartë të energjisë elektrike. Ndërkaq edhe ekonomia joformale prezantohet si një ndër barrierat kryesore”, është një nga të gjeturat e hulumtimit. /tesheshi.com/

 

 

 

 

Related posts