Hulumtimi: amerikanët, shumë më të stresuar sesa shqiptarët

Një studim i fundit ka treguar se amerikanët janë ndër njerëzit që vuajnë më shumë nga stresi dhe se niveli i ankthit në Shtetet e Bashkuara është rritur.

Një numër në rritje amerikanësh, duke iu referuar vitit të kaluar, thanë se ndjenin më shumë stres, shqetësim dhe zemërim sesa në çdo kohë në dekadën e fundit.

Sipas Gallup, qendra analitike dhe kërkimore amerikane, 55 për qind e qytetarëve amerikanë të anketuar thanë se përjetuan stresin në baza ditore, ndërsa kjo shifër në nivel global mesatarisht ishte rreth 35 për qind.

SHBA është vetëm katër për qind në një pozicion më të mirë se Greqia, e cila sipas të dhënave nga 2012, është e para në listën e vendeve me nivelin më të lartë të stresit.

Në grupin e vendeve që regjistrojnë nivelin më të lartë të stresit,është edhe Filipine me 58 për qind, Tanzania 57, Shqipëria dhe Irani me 55 për qind të njerëzve që vuajnë nga stresi, që shpesh thuhet të jetë një sëmundje e epokës moderne. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts