Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hoti pason Kurtin në risinë “Rama”: Tirana, përzgjedhja e parë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nisi një vizitë në Tiranë, me ftesë nga homologu i tij Edi Rama. Eshtë kjo një vizitë pa një çështje të caktuar por me një simbolikë të caktuar, e cila pason risinë e mëparshme nga shefi i qeverisë shqiptare, atë të pritjes dhe të Albin Kurtit në Tiranë, në të parën vizitë të këtij të fundit pasi u bë kryeministër.

Tashmë Rama e vijon këtë me pasuesin e Kurtit, Hotin e LDK-së, kryemnistër që po mbush një muaj në detyrë.

Rama sapo ka lënë pas një vizitë dyditore në Prishtinë, ku u takua me të gjithë përfaqësuesit kryesorë të lidershipit politik kosovar, përveç Haradinajt. Në këtë vizitë, Rama ftoi Hotin që të vizitojë Tiranë, siç dhe po ndodh.

Ndërsa Rama, në orët e qëndrimit në Prishtinë, pos mbështetjes për ish-komandantët e UÇK-së nën akuzë, sot në politikë, ftoi për unitet politik në këto kohë delikate për Kosovën. /tesheshi.com/    

 

 

auto pjese dak

Related posts