Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Hoti jep alarmin: Vala e infektimeve, sistemi shëndetësor i Kosovës në rrezik

Kyeministri Abdullah Hoti dha alarmin e përballjes së sistemit shëndetësor në Kosovë me një krizë në rast të vijimit të valës së infektimeve në rritje.

“Klinika Infektive nuk kanë kapacitet për të pranuar më njerëz. Tash ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKSHPK-së po krijojnë kushte edhe në klinika tjera”, tha Hoti në një konferencë për shtyp.

Ai kujtoi se ata që s’respektojnë masat anti-Covid po bëjnë vepër penale.

“Çdo kush që nuk i respekton këto masa kryen vepër penale. Deri më sot i kemi pasur mbi 2 mijë raste, 112 të hospitalizuar gjashtë janë në gjendje të rëndë.Mjekët në këtë klinikë po bëjnë maksimumin. Nëse shikojmë shifrat diku tetë për qind e mjekëve janë të prekur sepse janë në vijë të parë të frontit”, theksoi Hoti.

Ai paralajmëroi një varg masash nëse vijon trendi shqetësues i infektimeve në rritje, shoqëruar dhe me humbje jete pothuajse çdo ditë.

“Qysh nga mbledhja e ardhshme do të marrim masa shtesë. Që nga reduktimi i stafit nëpër ndërmarrje e po ashtu edhe mbyllja edhe e sektorëve edhe bizneseve apo departamenteve që kanë punëtorë të prekur me Covid-19. Do të ndalojmë edhe grumbullimin në më shumë se 100 persona. Do të rregullojmë pak më mirë edhe tek ceremonitë mortore. Do të rrisim edhe numrin e inspektorëve sanitarë. Secili inspektor sanitar është i obliguar që të rrijë 24 orë në rrugë. Duke hyrë në kafene, në barnatore dhe vende të tjera dhe ku nuk ka përdorim të maskave të dënohen sipas ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse”, theksoi i pari i qeverisë së Kosovës. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com