Hoteli më i votuar në Instagram, ja cili është… (foto)

Anantara Kihavah Maldives Villas (Maldive) është hoteli më i votuar në rrjetin social Instagram. Ai përfshin në kompleksin e tij një restorant nënujor dhe dhoma me çati prej kashte, të vendosura buzë ujërave ngjyrë blu në të jeshiltë. Ky është vendi i ëndrrave për miliona njerëz në botë.

Fotot e mëposhtme tregojnë edhe arsyen se pse ky hotel është votuar si më i preferuari në Instagram.

Hoteli është i projektuar nga arkitektë maldivianë dhe është frymëzuar nga motivet vendase. Plazhi i kristaltë, natyra mahnitëse dhe ishujt e pabanuar përreth, e bëjnë këtë hotel një destinacion të lakmueshëm për pushime.

Në këtë vend mund të preket natyra nga afër dhe mund të shijohet çdo ndjesi unike që përçon ajo. Përveç fjetjes mbi ujë dhe zhytjes nën sipërfaqen e oqeanit, këtu mund të shihet me teleskop edhe qielli i mbushur me yje.

I vendosur në Baa Atoll-in perëndimor, një zonë pasurore e Unesco-s, hoteli Anantara Kihavah është vetëm 30 minuta larg aeroportit ndërkombëtar Malé-Velana. /tesheshi.com/

 

Related posts