728 x 90 Leaderboard

Homazhe në 19 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina: të bashkojmë Shqipërinë më shumë se kurrë…

Rudina Hajdari, vajza e ish-deputetit Azem Hajdari, i vrarë 19 vjet më parë pranë selisë së PD-së të asaj kohe, ka bërë homazhe pranë memorialit të heroit të demokracisë, i ngritur në vendin ku ish-lideri i dhjetor ´90 dhe truproja e tij u qëlluan për vdekje.

“Ndihem e prekur sot, pasi përveç se kujtojmë liderin historik, njeriun që ka sjell pluralizmin, kujtojmë gjithashtu babain tim, ne prapë jemi të bashkuar për të ngritur lart figurën dhe vlerat morale që ai solli në këtë vend. Ne jemi të bashkuar për të çuar PD përpara dhe të tregojmë që ne meritojmë një Shqipëri më të mirë.

Unë sot do flas në Kuvend si deputete e PD dhe do flas në këtë ditë, ku kjo ishte një koinçidencë, por besoj dhe dëshirë e atij. Ju siguroj që do jem një zë i fortë i shqiptarëve. Do mbroj interesat e kombit tim. Të bashkohemi sot më shumë sesa kurrë për të ecur përpara dhe për ta bashkuar Shqipërinë, më shumë sesa kurrë”, tha Rudina Hajdari. /tesheshi.com/

Related posts