Auto Dak
Auto Dak

Historike: Shqipëria në vazon e tretë për Botërorin “Rusia 2018”

Tashmë janë përcaktuar ekipet që do të dalin nga gjashtë vazot për të hedhur shortin lidhur me kualifikimit për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”. Kombëtarja Shqiptare bën pjesë në vazon e tretë .  Ekipet do të ndahen në shtatë grupe nga gjashtë skuadra dhe dy të tjera me nga pesë.
Kuqezinjë sonte do mësojnë kundërshtarët me të cilët do përballet për të siguruar një biletë për Botërorin “Rusia 2018”. Me sy e vesh nga Shën Petersburgu, Shqipëria kërkon të mësojë kundërshtarët e grupit. Megjithse nga vazoja e parë dhe e dytë, Kombëtarja jonë mund të hasë në ndonjë “pengesë” të madhe në letër, pasi brenda tapetit jeshil, kuqezinjtë shfaqin tjetër dimension të skuadrës.
Një gjë është e sigurtë, nuk do të ketë sërish ndeshje me përfaqësuesen e Serbisë, pasi ndodhen në të njejtën vazo, atë të tretë. Rusia është e kualifikuar direkt si organizatore ndërkohë që do vendoset në ndonjërin nga grupet për ti zhvilluar ndeshjet e saj si një miqësore. Ndërkohë që janë përcaktuar edhe datat e zhvillimit të eleminatorive. 4-9-2016, 10-10-2017, 9 dhe 11/11/2017 dhe 12 & 14-11-2017. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts