728 x 90 Leaderboard

Historia e rrallë e Stallones me qenin e tij: si e shiti në kushte urie, për ta riblerë në kushte pasurie

Çdo njeri që ka bërë apo po bën emër në këtë botë për diçka, padyshim që ka dhe pjesën e “çmendur” të jetës. Këtu përfshihen dhe aktorët, ku jeta apo karriera e tyre, është e përshkuar nga lloj-lloj çudirash e befasish.

Njëri prej tyre është Sylvester Stallone.

Në filmin – kult “Rocky”, Stallone shihet gjithnjë me qenin e tij duke vrapuar rreth qytetit.

Qeni e ndoqi atë në film, si dhe në jetën e tij. Ndaj, historia e marrëdhënieve të tyre është e tillë që mund të prekë edhe zemrat më të ngurta. Stallone ishte shumë i varfër dhe kishte një jetë të vështirë përpara se të bëhej popullor dhe pranon sot se momenti më i vështirë në jetën e tij ishte ajo kur hyri në një tavernë, dhe u detyrua ta shesë qenin për 25 dollarë në përpjekje për të mbijetuar duke blerë ushqim.

Dhe pasi futi diçka në stomak, një hamburger, doli duke duke qarë dhe i ndjerë i poshtëruar. Pas dy javësh të asaj ngjarje, ai po shikonte ndeshjen midis Muhammad Ali dhe Chuck Wepner dhe mori frymëzim për të shkruar një skenar – pikërisht “Rocky”-n.

Skenari u përfundua për 20 orë dhe Stalone urgjentisht e ofroi për shitje në kompanitë filmike. E dha për 125 mijë dollarë, por me kushtin për ta luajtur vetë rolin kryesor. Blerësit e hodhën poshtë atë, sepse donin një aktor më afirmativ. Por pas disa javësh u detyruan ta marrin me një pagesë prej 35 mijë dollarësh.

Gjëja e parë që Stallone bëri me këto para ishte të kërkonte njeriun që ia shiti qenin e tij në kushte urie. E gjeti dhe ia bleu për…15 mijë dollarë. Pas çdo vështirësie të kaluar, ata ishin sërish bashkë, kësaj here me para e famë bashkë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts