HISTORIA/ 48 vjet më parë: një incident i çuditshëm që solli një ndryshim në fushën e futbollit (video)

3 prill 1971: Në fushën e Mönchengladbach-ut luhet një ndër ndeshjet më veendimtare, ajo mes Borussias me Werder-it.

Tre minuta para përfundimit rezultati ishte në barazim 1:1, diçka befasuese duke pasur parasysh faktin se lideri i kampionatit, Borussia, synonte titullin e dytë radhazi në Bundesligë.

Dhe kjo bënte që presioni të porta e Werder-it të ishte i jashtëzakonshëm. Kështu, një goditje dënimi nga Günter Netzer i Borussia-s, bën që topi të shkojë afër porte për të gjetur shokun e tij të skuadrës, Herbert Laum, por portieri i Werder-it, Günter Bernard arrin ta nxjerrë topin jashtë…Dhe këtu më pas ndodh e paimagjinueshmja.

Laum humbet ekulibrin duke u përplasur me rrjetën e portës kundërshtare dhe bërë që një shtyllë e drunjtë e portës të shkulet nga vendi.

Ndeshja sigurisht që ndërpritet. Të gjithë janë të shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Mundësia për zëvendësimin e portës nuk ekziston, aq më pak e shtyllës. Ndaj, gjyqtari Gerd Meuser sugjeron që 2-3 minutat e mbetura porta të mbahet nga djemtë që mbledhin topat.

Por përfaqësuesit e Mönchengladbach nuk tregojnë vullnet për ta vijuar lojën me këtë formë. Ata kërkojnë një tjetër takim, me shpresën se aty do të kenë 90 minuta të tjera shans për të regjistruar një triumf. Gjyqtari Meuser pret për 12 minuta dhe pastaj e ndërpret ndeshjen…

Disa javë më vonë, më 29 prill, Komiteti i Sporteve të Bundesligës diskuton mbi ndeshjen dhe vendos: Rezultati jepet në tavolinë 2: 0 për Werder-in dhe Borussia u gjobit me 1.500 pikë. “Një klubi i Bundesligës duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për ripatuar një dëmtim të papritur në fushë”, u tha në vendim.

Një humbje shokuese në tabelën e gjelbër nuk ndikoi në rezultatin e kampionatit. Borussia arriti të fitonte titullin, por ajo që ndodhi me shtyllën pati një efekt global në gjithë futbollin botëror. Në stadiume anembanë botës, klubet lëvizën nga druri te hekuri, duke e bërë standart të detyrueshëm për portat. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts