Auto Dak
Auto Dak

HISTORI/ Çfarë çoi në zinë ekonomike të vitit 1929 në Nju Jork? Nga faktet deri te legjenda e Kenedit

Në mbrëmjen e së enjtes së 24 tetorit 1929, Bursa e Nju Jorkut kishte zbritur për 10% nga ajo që ishte në atë mesditë. Aksionet uleshin vazhdimisht, dhe ditët në vijim, 28 dhe 29 tetor, dëshmuan rënien më të keqe ekonomike që ka shënuar historia…

Tregu i aksioneve binte në rënie të lirë, dhe asgjë nuk po e ndalonte dot.

“Për shumë vite, kishte shumë njerëz që kishin kursyer para dhe kishin huazuar pasuri për tu bërë partner në industrinë amerikane,” shkruan gazeta TIME, duke kujtuar gjendjen e rëndë ekomomike por edhe shpirtërore të banorëve të Nju Jorkut ato ditë.

Në retrospektivë, rrëzimet e Wall Street të fund të tetorit 1929 – ishin të njohura si e enjtja e zezë, e hëna e zezë dhe e marta e zezë. Ato janë para hyrje e asaj që do të bëhej më pas Depresioni i Madh. Por ashtu si kishte shumë huti atëherë për atë që po ndodhte dhe ka akoma konfuzion në lidhje me efektin që e enjtja e zezë pati në ekonomi për vitet që pasuan.

Ajo që ndodhi të enjten e zezë ishte interesante sepse tregu u rrëzua gjatë ditës, por deri në fund të ditës u kthye përsëri – për shkak të një ndërhyrje nga bankierët për të mbrojtur klientët e tyre të pasur, si dhe për të parandaluar panikun. Blerja u bë nga Richard Whitney, i cili përfaqësonte një grup pasuror që vinte nga Morgan House. Ata menduan se kishte panik, dhe se duke hyrë brenda dhe duke blerë aksione, do të zbehej frika.

Kështu që ai filloi të blinte majtas dhe djathtas, nga i shihte syri, dhe e riktheu tregun në nivelet pothuajse para së premtes së zezë. Por kur stoqet ranë më shumë se 10% të hënën dhe të martën në vijim, tregu u rrëzua pa kthim prapa. Për afro dy javë, stoqet humbën rreth një e treta e vlerës së tyre.

Çfarë çoi në këtë rënie?

Ekziston një histori e famshme, e që ne nuk e dimë nëse është e vërtetë, në lidhje me atë se si në fund të verës së vitit 1929, një djalë që lustronte këpucë, i dha manjatit të pasurive Joe Kennedy disa këshilla mbi aksionet, dhe Kennedy, duke qenë një investitor i mençur, mendoi: “Nëse lustraxhiu më jep këshilla rreth aksioneve, atëherë është koha për të dalë nga tregu.”

Kështu, historia thotë se Joe Kennedy shiti të gjitha rezervat, dhe mbase ky është fillimi i pasurisë që bëri presidentin e ardhshëm John Kennedy tre dekada më vonë një nga më të pasurit e vendit. Fakti që tregu kishte rënë 10% para se të ndërhynin bankierët është se ata që filluan të shesin të hënën dhe të martën në vijim përfituan mjaft.

Vitet 1920 ishin një periudhë prosperiteti, por me ngadalësim ekonomik në fund të dekadës, një recesion që kishte filluar në gjysmën e dytë të 1929. Por ekonomia atëherë ishte mësuar të kishte recesione çdo dy ose tre vjet, kështu që nuk ka asnjë arsye pse ai recesion duhej të shndërrohej në një Depresion të Madh.

Çfarë ngatërrojnë njerëzit kur flasin për krizën e pashembullt të 1929?

Miti i madh është se rrëzimi i bursës shkaktoi Depresionin e Madh. Kjo është pjesë e të mësuarit të të gjithë shkollave në studime sociale, por historianët financiarë nuk mendojnë se provat janë shumë të forta.

Rrëzimi ndodhi në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit të vitit 1929. Nëse shkoni nga e enjtja e Zezë në të premten e zezë të vitit 1930, e cila ishte në mes të prillit, tregu i aksioneve ishte përsëri në të njëjtin nivel si më parë. Njerëzit injorojnë faktin që tregu i aksioneve pati një rimëkëmbje të fortë pas rrëzimit, sepse ky është një version i papërshtatshëm për historinë.

Cila ishte historia e vërtetë? Bankat kanë dhënë shumë kredi të këqija; prandaj bankat po spekulonin shumë. Libri i Milton Friedman dhe Anna J. Schwartz “Një Histori Monetare e Shteteve të Bashkuara, 1867-1960” theksoi se nuk kishte asnjë lidhje midis rënies së Wall Street në 1929 dhe Depresionit të Madh.

Depresioni i Madh filloi kur bankat filluan të dështojnë në vitin 1930, dhe më pas pati më shumë dështime bankare në 1931 dhe 1932.

Në atë kohë nuk kishte sigurim të depozitave, kështu që kur bankat u mbyllën, njerëzit humbën paratë.

Një bankë dështon kur aktivet e saj janë më të pakta se detyrimet e saj dhe kur njerëzit nuk paguajnë kreditë e tyre. Rezerva Federale si një bankë qendrore mund të japë para dhe të ndalojë falimentimin, por nëse një bankë është e paaftë si pagues, hendeku thjesht do të rritet.

A kishte ndonjë mësim nga rrëzimi i vitit 1929?

Pasi Lehman Brothers dështuan në vitin 2008, ndërhyrjet e Rezervës Federale i shtuan shumë likuiditet ekonomisë që mbështeti tregun e aksioneve. Rezulton se Ben Bernanke, i cili kishte studiuar vitet 1930, ka qenë njeriu i duhur në vendin e duhur në kohën e duhur si kryetar i Rezervës Federale në vitet ’08 dhe ’09, kështu që ai nuk bëri gabimin që u bë në vitet 30. Mund të kemi pasur një Depresion të Madh nëse Rezerva Federale nuk do të kishte bërë atë që bëri.

Në 90-vjetorin e rrëzimit të Wall Street në 1929, ne duhet të mbajmë në mendje posaçërisht atë që na shërben për vitin 2019. Një ngjashmëri është se tregu ka ardhur duke u rritur në thelb që nga viti 2009, dhe klientët thonë që stoqet janë mbivlerësuar dhe ato po mbështeten nga kamata jashtëzakonisht të ulëta.

Kredia ishte një veprimtari e lirë në vitet 1920 derisa Rezerva Federale të forcohej. Tani Rezerva Federale nuk duket se po forcohet.  Ajo vetëm mund të shërbej si mësim historie për ekspertët financiar të Wall Street. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts