728 x 90 Leaderboard

Hiqet lista e pritjes për stentime në Qendrën Klinike të Kosovës

Pas punës intensive 24-orësh, 7 ditë në javë në Shërbimin e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim.

 Zyra për informim e QKUK-së njofton se tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti  nuk është emergjent.

“Shërbimi i Kardiologjisë Invazive  nga janari  i vitit 2018, ka shënuar rezultate  të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime (PCI, procedura me stentim)”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

 Në javën e kaluar janë realizuar  dy intervenime kardiokirurgjike, për shkak të diseksionit akut (qarje a murit  të aortës).

 Dy pacientët, tani janë në transferuar nga Njësia Intenzive, në repart dhe janë stabil.

Kujtojmë që lista e pritjes në këtë klinikë ka qenë deri në një vit dhe se shumica e pacientëve janë obliguar të operohen në klinika private.

Situata e atëhershme ka ndikuar që disa mjekë të keqpërdorin pozitën e tyre, duke i orientuar pacientët të operohen në klinika private dhe në këtë mënyrë duke marrë përqindje nga ky veprim. Disa pacientë janë dërguar për operim në këtë mënyrë edhe pa pasur nevojë fare.

Tani  ky rast është duke u gjykuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë. /tesheshi.com/

Related posts