Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

HIPOTETIKE/ PD kujton 21 Janarin: puçistët, ende të pagjykuar!

“PD kujton sot 9-vjetorin e ngjarjeve tragjike të 21 Janarit, ku gjatë një proteste të dhunshme me sfond politik, humbën jetën 4 protestues, të cilët, së bashku me dhjetra të tjerë tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e Kryeministrisë, në zbatim të një skenari ogurzi për marrjen e pushtetit me dhunë.

Ishte ajo ngjarje një puç i qartë i udhëhequr nga Edi Rama, në bashkëpunim me disa eksponentë në shtet e media, por që dështoi me turp, duke e njollosur përfundimisht PS-në si një forcë me tipare komuniste, ku pushteti tentohet të merret me dhunë. Ishte kjo pikërisht arsyeja që atë ditë u reagua fort  në emër të ruajtjes së rendit kushtetuese, fatkeqësisht dhe me pasoja njerëzore, të cilat PD nuk do kishte dashur kurrë të ndodhnin.

Edhe sot pas 9 vitesh, PD i qëndron versionit se humbja e katër jetëve njerëzore ishte një skemë e ndyrë konspirative. Mundet që ata të jenë qëlluar me çadra ose stilolapsa pistoletë.

Ndaj, kërkohet nga drejtësia që të zbardhë të vërtetën e asaj ditë, mbi shkaktarët e dhunës, por dhe për ata që u morrën jetën 4 personave”.

P.S. Ishte kjo një deklaratë e fantazuar, pra kurrë e ndodhur, e cila vijon ta ngarkojë me përgjegjësi pushtetin e asaj kohe, mbi një ndër ngjarjet më të dhimbshme të tranzicionit. Nëse do ishte ndryshe, kjo lloj deklarate duhej bërë çdo vit nga PD.

Gjithnjë, nëse nga demokratët është ende në fuqi versioni se 21 Janari ishte një puç. /tesheshi.com/                           

auto pjese dak

Related posts