Auto Dak
Auto Dak

HIPOTETIKE/ Mos’hapja e kutive në 2009 dhe rrëmbimi i mandatit të Tiranës më 2011, PS vendos: jo në zgjedhje me Berishën në PD dhe Bashën kryetar

PS vendosi t’i bashkangjitej kauzës së PD për zgjedhje të lira e të ndershme, ku si hap i parë dhe i panegociueshëm, është largimi përfundimtar i Berishës nga PD, pra dhe si deputet i saj, e po ashtu largimi i Bashës nga drejtimi i kësaj force.

Sipas PS-së, nuk mund të ketë asnjë proces zgjedhor me këtë dyshe të provuar si cenuese të votës së lirë.

“PS vendosi që në emër të kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme, të mos futet në asnjë proces zgjedhor derisa Berisha të vijojë të jetë aktiv në strukturat e PD-së e Basha gjithashtu të jetë kryetar i saj. Kjo dyshe, në vitet e të qënit të PS-së në opozitë, kanë dhënë prova të mjaftueshme për standarte të ulëta votimesh, deri vjedhje votash e rrëmbim mandati. Kjo u pa zgjedhjet e vitit 2009-të, kur në emër të një neni të ligjit zgjedhor miratuar bashkarisht, u kërkua por nuk u pranua hapja e një numri kutish, ku qëllimi ishte vetëm transparenca e asgjë më tepër. Ndërkohë, u provua me fakte të qarta se votat ishin vjedhur paq. Mjafton për këtë rasti i Ruzhdijes në Fier.

Një vit më pas, me një akt të paprecedent, Berisha dogji publikisht kutitë e votimit në Lundër, duke zgjedhur dhe të na poshtërojë pas darkës në restorant “Crocodile”, që erdhi si pasojë e grevës së urisë. Megjithatë, ne e duruam, punuam dhe në zgjedhjet lokale të 2011-ës, i dhamë goditje me votë.

Por po në ato zgjedhje, do vinte proçka tjetër, më e rëndë së e para, e kjo dhe me mbështetjen e heshtur të LSI-së që ishte në aleancë me PD-në.

Në zgjedhjet e Tiranës, kur faqe kamerave, live në publik, Edi Rama triumfon me 10 vota ndaj Lulzim Bashës gjatë numërimit të kutive të fundit, vjen dhe ndryshimi i rregullave të lojës në fund të saj. KQZ e drejtuar nga Arben Ristani, i cili pak kohë më vonë do bëhej dhe deputet i PD-së, vendos hapje kutish me pretendimin për vota të gabuara. Pas një procesi rinumërimi ku 2+2 nuk bënin katër dhe një trupë gjykuese skandaloze në Apel, mandati i jepet Lulzim Bashës. Megjithatë, PS e gëlltit dhe këtë padrejtësi te radhës, këtë vjedhje poshtëruese mandati dhe vendos që, duke besuar te forca e saj elektorale, pavarësisht goditjeve të marra, i drejtohet votës dhe fiton.

Ne menduam se kështu vendosëm dhe një standart demokratik, ku paçka përplasjeve, do jetë vota ajo që në fund do vendosë, pa iu drejtuar rrugës, por ja që sot, opozita me kauzën e saj po na nxit që t’i bashkohemi, në mënyrë që e ardhmja, e afërt apo e largët, të rezervojë procese sa më të ndershme.

Ndaj, duke veçuar këto dy precedentë të pak viteve më parë, PS vendosi që për Berishën e Bashën, si dy autorë të tyre, të vendos kushte: njëri të largohet nga PD e tjetri si kryetar i saj. Nëse kjo nuk ndodh, ne nuk do pranojmë të futemi në asnjë proces zgjedhor që afron. Kjo është e panegociueshme.

Vërtet që PS sot është në pushtet, por siç dhe thuhet dhe nga lidershipi i PD-së, kjo nuk është kauzë për ardhjen në pushtet, por për standartin e votës së lirë. Ndaj dhe PS, tejkalon pushtetin për të mbërritur te standartet.       

Për zgjedhje të lira e të ndershme! Shqipëria si gjithë Europa!”, përfundon deklarata e PS.

Sqarim: Çfarë e pengon PS-në që sot të bëjë të njëjtën gjë si PD-ja, teksa kjo e fundit po ja jep këtë të drejtë? Asgjë veç ca rregullave edhe të pashkruara në politikë. Këto rregulla janë pjesë e limiteve etike dhe morale. Ato vetëpërcaktohen e nuk diktohen nga jashtë.

Nëse për një moment, një forcë politike apo një individ politik, vendos që mos ketë më asnjë limit etik e moral, rruga drejt kaosit dhe anarkisë është e hapur. Dhe do mjaftonte që dhe PS t’ja hiqte vetes çdo limit të tillë për të shkuar drejt asaj që askush nuk e dëshiron, por që shumëkush po e ushqen: në politikë, media e rrjete…./tesheshi.com/              

 

 

 

auto pjese dak

Related posts