Hipokrizi: përfaqësues të PD dhe LSI kanë firmosur mbi projektin në Shkozë, sot janë në krah të protestuesve

Prej mëngjesit të sotëm dhjetra forca policore janë angazhuar në ndihmë të IKT për prishjen e rreth 150 ndërtimeve në zonën e Shkozës, në periferi të Tiranës. Godinat konsiderohen të paligjshme, ndërsa një projekt i hartuar dhe firmosur më parë, parashikon zgjerimin e rrugës.

Kryeministri Edi Rama shprehu vendosmërinë për prishjen e ndërtimeve, ndërsa sqaroi se bashkia do t´i trajtojë me bonus, sit ë pastrehë, familjet që preken nga ky aksion.

Në anën tjetër, opozita e përbërë nga PD dhe LSI, ka kundërshtuar Ramën dhe është shprehur në mbështetje të banorëve.

Madje, aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është cilësuar si një krim. Banorët në anën tjetër kanë disa ditë që protestojnë, madje edhe sot, kur policia shkoi në zonë në mbështetje të aksionit për prishjen e godinave.

Projekti për zgjerimin e rrugës është i ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve, dy dikastere që të paktën në 4 vitet e fundit janë drejtuar nga LSI, ndërsa më herët nga PD.

Të dy partitë sot janë shfaqur në anën e banorëve, edhe pse dokumentet e projektit që parashikohet prishja e ndërtimeve janë firmosur nga ish-drejtues të ASHRR-së, që kanë qenë përfaqësues të PD dhe LSI.

Në 3 qeshor të vitit 2013 drejtori i emëruar në atë kohë nga PD në krye të ARRSH, Andi Toma ka bërë kontratën e rrugës.

Ndërkohë më 4 nëntor të vitit 2016 drejtori i emëruar nga LSI në krye të ARRSH, Dashamir Xhika e ka amenduar/shtuar kontratën e cila po zbatohet sot, raporton Tema.

Më poshtë mund të shihni dy dokumentet e firmosura. /tesheshi.com/