728 x 90 Leaderboard

Himara: zbutet Athina, egërsohet opozita greke e shqiptare, Agimi i Artë propozon kërcënim ushtarak

Edhe pse Athina zyrtare ka ulur tonet për Himarën, madje ka pranuar shembjet e kryera për qëllime urbanistike, duke vënë si kusht vetëm kompensimin e plotë të atyre që iu është cenuar prona, këtë qëndrim nuk e ka opozita greke. Ajo ka ngritur zërin me po të njëjtat pretendime, se aty po shkelen të drejtat e minoritetit grek.

Kreu e Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar që çështjën ta marrë në dorë Brukseli. Ai i ka dërguar një letër eurokomisionerit Hahn, duke kërkuar prej tij që të ndërhyjë ndaj qeverisë shqiptare, pasi e ka quajtur procesin e shembjes së disa godinave se “një kulmim të përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të shkelur të drejtat e minoritetit etnik grek”.

Nga ana tjetër, ka qenë deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas, i cili ka shkuar në ekstrem. Ai, gjatë një fjalimi në parlament, kërkoi që avionë luftarakë F16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare.

Për çështjen në fjalë ka folur dhe njëherë kreu i Bashkisë së Hiramës, Jorgo Goro, i cili tha se pas gjithçkaje që po ndodh, ka vetëm manipulime me sfond politik.Të them të drejtën, përjashtuar forcës politikë që i ngriti njerëzit, vetëm personat që dëmtohen nga prishjet e objekteve të tyre, sepse po të shikoni me vëmendje edhe në tablotë e prishjeve kanë qenë 2 procese. Në njërën anë prishej karburanti dhe në anën tjetër prishej një objekt tjetër. Në njërin objekt nuk kishte fare persona, në objektin tjetër ishin rregulluar protestues nga forca politike”, ka thënë Goro në një emision televiziv, duke lënë të nënkuptuar se pas kësaj që po ndodh në Himarë, ka gisht dhe PD e cila dërgoi dje aty deputetin Noka. Sipas Goros, banorët fare mirë e kanë të qartë se ç’po ndodh, pasi ka dy vjen që janë njohur me projektin. /tesheshi.com/

 

Related posts