Auto Dak
Auto Dak

Hillary Clinton fiton dhe në Kentaki, gjithnjë e më pranë kandidaturës

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit po përvijohet çdo ditë e më shumë si kandidatura e demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ajo ka siguruar një tjetër fitore, këtë herë në Kentaki. Clinton do ta lajmëronte vetë fitoren e ngushtë ndaj Bernie Sanders-it, duke shkruar në Twitter, “Ne sapo fituam Kentakin. Faleminderit çdokujt që mori pjesë. Ne jemi gjithmonë më të fortë të bashkuar.”

Clinton ka ende nevojë për 92 delegatë për të arritur numrin 2383, që i siguron emërimin e drejtpërdrejtë si kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale.

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders, ka fituar në Oregon, por duket i pashpresë karshi Clinton-it. Megjithatë, ai nuk ka dhënë shenja se ka ndër mend të tërhiqet. Sanders do të deklaronte në një manifestim në Kaliforni se do të luftonte gjer në hedhjen e votës së fundit.

Në kampin republikan, Donald Trump fitoi në Oregon, por kjo ishte diçka e pritshme, ndërsa ai nuk ka më rivalë që ta sfidojnë. /tesheshi.com/        

auto pjese dak

Related posts