728 x 90 Leaderboard

“Hileja” e Ramës: prezanton ceremoninë e Erdoganit dhe veten aty nëpërmjet Zërit të Amerikës (video)

Kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut një pjesë të ceremonisë së inagurimit të presidentit Erdogan, një moment historik ky në Turqi, pasi prej dhe vendi kalon në sistemin presidencial të udhëheqjes.

Rama ishte një ndër të ftuarit në ceremoni dhe ka zgjedhur të publikojë pamje prej saj duke i marrë nga ajo media që kohë më parë nisi ta godiste për aleancën e tij me liderin turk, Zëri i Amerikës.

Ishin disa intervista që VOA realizoi me figura anti-Erdogan në SHBA, të cilat tentuan t’i bëjnë presion Ramës për t’u larguar prej tij. Binte në sy në prononcimet e tyre gati zemërake, shqetësimi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pikërisht nga turqit.

Më kohë ky qëndrim i VOA-s u zbeh dhe sot Rama ka “huazuar”një video të kësaj media-je amerikane për të prezantuar edhe veten – në një sekuencë – në ceremoninë e bujshme të inagurimit- president i një republike presidenciale, i Rexhep Tajjip Erdogan.

Edhe gjatë prononcimeve në lidhje me afërsinë e tij me liderin turk, në rastet kur aleanca apo lidhja e fortë mes tyre kontestohet,  Rama përdor një kartë diplomatike duke thënë se “Turqia është një vend i NATO-s” – pra partner ushtarak i SHBA dhe BE-së.   /tesheshi.com/

 

Erdogan, fjalimi i betimit

Rexhep Taip Erdogan bën betimin si president i Turqisë me fuqi të reja presidenciale. Në fjalimin që mbajti zoti Erdogan në Pallatin Presidencial munguan në shumicën dërrmuese udhëheqës nga vende të Bashkimit Evropian. Ndërkaq të pranishëm nga vendet ballkanike ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Monday, July 9, 2018

Related posts