Hetimi i masakrës së Zelandës së Re: Tarrant udhëtoi për në Ballkan në 2016

Autoritetet bullgare konstatuan se shtetasi asutralian Brenton Tarrant, 28-vjeçari që kreu masakrën në dy xhami në Zelandën e Re, e ka vizituar në këtë vend në nëntor 2018.

Prokurori i Shtetit Sotir Tsatsarov, pas një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Bullgarisë, tha se Tarrant mbërriti në Sofje nga Dubai dhe vizitoi disa vende historike. Edhe këto vizita lidhen paraprakisht me luftra të dikurshme nën Perandorinë Osmane, prej nga ai frymëzohej.

Por jo vetëm kaq, pasi nuk ishte hera e parë që australiani ishte në Ballkan.

Sipas të njëjtave burime, ai qëndroi një kohë të shkurtër në Ballkan nga data 28 deri më 30 dhjetor 2016, kur me një autobus udhëtoi përmes Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnjes. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts