728 x 90 Leaderboard

Hetimet për ndërhyrjen ruse: akuza të reja për dy ish-ndihmësit e fushatës së Trump

Këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller,  i cili po heton ndërhyrjen e Rusisë në politikën e Shteteve të Bashkuara, ka ngritur padi të reja penale kundër dy ish-ndihmësve të fushatës së presidentit Donald Trump.

Paul Manafort, i cili u shkarkua si menaxher i fushatës së Trump në gusht të vitit 2016, dhe zëvendësi i tij, Rick Gates, janë akuzuar vitin e kaluar për komplot, mashtrim dhe vepra të tjera, që kryesisht rrjedhin nga puna lobuese e Manafortit për një parti politike pro-ruse në Ukrainë.

Edhe Manafort, edhe Gates kanë mohuar fajësinë. Akuzat e reja përfshijnë evazionin fiskal dhe mashtrimin financiar.

Manafort dhe Gates janë në mesin e disa njerëzve të akuzuar nga ekipi i Mueller, i cili po heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016. /tesheshi.com/

Related posts