Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Heqja e reprocitetit, reagon Kurti: Të vetëshpallesh fajtor përballë Beogradit! Ky është dëmi që iu bë Kosovës

Siç pritej, ka reaguar dhe ish-kryeministri Kurti pas vendimit të pasardhësit të tij Hoti, për heqjen e reprocitetit me Serbinë, autor i të cilit është pikërisht ai.

Sipas tij, shërbim më të madh Serbisë nuk mund t’i bëhej, ndërkohë që kjo e fundit po e zbatonte masën e vënë.

“Edhe e paligjshme në Kosovë, edhe në shërbim të Serbisë

Edhe të shtunën punojnë e mbajnë mbledhje vetëm dhe vetëm që ta heqin reciprocitetin ndaj Serbisë. Kosova ka panumër probleme sociale dhe ekonomike, por ato nuk mund të kenë prioritet krahasuar me kërkesat e Serbisë. Kjo pra është qeveria e paligjshme e Kosovës.

Pardje njoftuan mediet se 20 kamionë që kanë hyrë nga Serbia e respektuan masën tonë të reciprocitetit.

Në dokumentet e tyre e kanë shkruar: Republika e Kosovës. Pra, ata po e zbatonin reciprocitetin. Por, pas vendimit të sotëm, nuk do të kenë më nevojë”, shkruan Kurti.

Ai thotë se me këtë vendim, Kosova u vetëshpall si fajtore e bllokimit të dialogut.

“Hoti ka deklaruar që i ka hequr pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në këtë mënyrë, ai ia ka mveshur Kosovës fajin për mungesën e deritanishme të dialogut. Një këso shërbimi të mirë Serbisë nuk ka mundur as vetë Beogradi ta mendojë. Përveç që dialogu do të jetë asimetrik sepse me reciprocitet të braktisur nga ana e Kosovës, aty pala kosovare hyn si fajtore për vonesën në rifillimin e dialogut.

Historikisht shqiptarët i kanë pasur dy rryma politike varësisht nga qëndrimet e tyre karshi Serbisë. As sot nuk është ndryshe, por, si rrallë herë më parë situata është qartësuar”, arsyeton Kurti. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com