728 x 90 Leaderboard

Dhanë shpirt të helmuar, protestë pro-qen në Shkup: thirrje për trajtim njerëzor

Helmimi i dhjetra qenve endacakë ditë më parë në Shkup, ku viktimë ranë dhe macet e rrugës, ka bërë dhjetra qytetarë të kryeqytetit maqedonas të protestojnë ndaj kësaj mënyre asgjesimi të tyre. Helmimi nuk qe një akt shtetëror, por një ndërmarrje private e personave ende të paidentifikuar, të cilët afërmendsh e kanë ndërmarrë këtë veprim si një mënyrë për elimiminin e tyre nga rrugët.

Në fakt, qentë e rrugës janë bërë makthi i banorëve të Shkupit, si dhe qyteteve të tjera në Maqedoni. Lukuni të tyre bëhen kërcënim për çdokënd, pasi nuk janë aq të urtë e aq në “punën e vet”. Të sulmojnë e kafshojnë në çdo rrethanë. Por aq helmim i tyre nuk është parë si zgjidhje nga një pjesë qytetarësh të cilët kanë dalë deri në protestë. Ata kërkojnë një trajtim me njerëzor të tyre

“Protestojmë kundër disa qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët helmojnë kafshë të pafajshme dhe që e kërkojnë përgjegjësinë duke i vrarë ato Përgjegjësia mbi të gjitha duhet të kërkojnë nga institucionet, dhe para së gjithash ta kërkojnë të zotin e qenit, i cili është përgjegjës për sulmet e javës së kaluar”, tha një protestuese.

Sipas protestuesve, qentë e rrugës duhet të mblidhen në qendra të veçanta ku do të trajtoheshin në mënyrë më të mirë.

“Dhe atëherë nuk do të kishte shtazë nëpër rrugë por do të ishin trajtuar ashtu siç duhet, do të sterilizoheshin, vaksinoheshin dhe të largoheshin nga rrugët. Kështu për të pasur një jetë të lumtur, si njerëzit, poashtu edhe shtazët”, u shpreh një protestuese.

Helmimet ndodhën në lagjet Aerodrom, Qendër dhe Karposh. Për këtë gjë reagoi edhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, i cili u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë helmimin e qenve, duke shtuar se administrata e tij, në Bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari po punojnë për vendosjen e çipave tek qentë. Sulmi i fundit nga qentë ka ndodhur të premten në rrugën “Vollgogradska”, ku një fëmijë 10-vjeçar është sulmuar nga sosh.

Miradie Hasani – /tesheshi.com/

 

Related posts