728 x 90 Leaderboard

Helmimi ish-agjentit rus, Moska thërret ambasadorin britani: nuk kemi gisht

Siç një ditë më parë Sekretari i Jashtëm britanik thirri ambasadorin rus, të njëjtën gjë ka bërë dhe Moska, duke thirrur ambasadorin britanik. Çështja po ajo: helimi i ish-agjentit Sergey Skripal më të bijën, ngjarje ndodhur në Salisbary. Dhe në këtë zhvillim, kreu i diplomacis së Moskës, Sergey Lavrov mohoi që vendi i tij të kishte gisht në atentatin me agjent nervor.

 “Ne kemi deklaruar tashmë se kjo është e pakuptimtë. Ne nuk jemi përfshirë në atë që ka ndodhur”, tha Lavrov duke dhtuar Rusia është gjithsesi e gatshme që të bashkëpunojë në hetime.

Nga ana tjeër, qeveria britanike e Theresa May ka shprehur bindjen se pas aktit të helmimit qëndron  Rusia, pasi agjenti nervor është përgatitur aty.

Sergey Skripal, 66 vjeç dhe vajza se tij Julia, 33 vjeç, po luftojnë më vdekjen prej ditësh në spital. /tesheshi.com/

 

 

Related posts