728 x 90 Leaderboard

Hekurudha Milot-Rreshën-Klos, traseja që shndërrua në rrugë makine

“Kukësi i ri ka bërë ndryshime, po ec treni n’rrugë makine” – ka qenë kjo një frazë humoristike e shpotitëse njëherësh adresuar qytetit verior, e përhapur shumë ndër banorë të veriut aty nga vitet `80.

Vërtet, treni nuk mund të ec në rrugë makinë, pra në asfalt, ashtu siç dhe makina nuk ecën dot mbi shina, por deri diku kjo e dyta është bërë realitet me rrugën e quajtur “të Kombit”.traseja

Traseja ku sot shtrihet segmenti nga Miloti e deri aty ku kthen rruga për Rrëshen, ka qenë ajo e hekurudhës Milot-Rrëshen-Klos, vepra e fundit e rinisë së Shqipërisë Socialiste që nuk arriti të përfundohej, pasi ra regjimi.

Edhe pas 25 vitesh ca gjurmë të saj janë ende, por pjesa më e madhe, traseja ku do shtriheshin shinat, ose ku një pjesë e mirë e tyre u shtrinë, është sot me asfalt ku mbi të vijnë e venë makina.

Gjurmët e hekurudhës së dikurshme i has sidomos në ca agregate të ndryshkura e të degraduara anësh rrugës, në ca shtylla sinjalizuese që rrijnë ende në këmbë, në ca segmente traseje të bëra gati, si dhe në një urë afër Rrëshenit, ku interesant është fakti se një këmbë ure ka mbetur e papërfunduar dhe ka pamjen origjinale të atëhershme, e rrethuar me atë konstruktin e gatshëm për t`u derdhur betoni.

Hekurudha Milot-Rrëshen-Klos nisi pas mesit të viteve `80. Ajo do ishte për udhëtarë e për mallra, sidomos për kromin e Bulqizës, duke e lehtësuar transportin për në zonat më malore të Shqipërisë. /tesheshi.com/  

 

Related posts