reklama juaj ketu

Hashim Thaçi kurdis “Zërin e tij” kundër Ramës: ja prapaskena e përplasjes më të re

Gazeta “Zëri” e Prishtinës, e cila është pronë e një sipërmarrësi afër LDK-së dhe e njohur për islamofobinë e theksuar të saj, ka ndërmarrë sot një sulm frontal ndaj Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare, duke e akuzuar se ka marrë një vendim që po zhbën Kosovën.

Në fakt është një titull i ekzagjeruar – “Shqipëria dhe Serbia ‘zhbëjnë’ Kosovën” dhe ku nuk dihet se ç’konotacion përcjellin thonjëzat teke në këtë rast te fjala zhbërje – por që duket hapur një lojë e porositur e përplasjes mes Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.

Sulmohet Tirana për një marrëveshje të nënshkruar një vit më parë me Beogradin për ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës Beograd- Durrës që kalon në Kosovë.

Pse nuk u fol një vit më parë kur u firmos marrëveshja që është në kuadër të Konferencës së Berlinit për Ballkanin?!

Marrëveshja është firmosur që në prill 2015 nga zv.ministrja e asaj kohe e Ekonomisë, Brunilda Paskali që tani është nënkryetare e bashkisë së Tiranë.

Dhe qarqet politike në Kosovë nuk kanë thënë asnjë gjë atëherë, por sot kanë nisur sulmin e ashpër.

E gjitha kjo duket se ka një qëllim të caktuar para nisjes së punës së Gjykatës Speciale të Kosovës e cila pritet të arrestojë koka të mëdha të politikës, kryesisht ish-drejtues të UÇK-së.

Mos po i kërkon Thaçi Ramës që të bëhet negociator me qeverinë serbe për të zbutur akuzat ndaj tij?!

Kjo është vetëm njëra pikëpyetje; tjetra është edhe situata politike ku ndodhet qeveria aktuale e PDK-së/LDK-së. /tesheshi.com/