Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Haradinajt, në kundrarrymë me SHBA ndaj Albin Kurtit: “Mos e hiq taksën” nr.2

Ish-kryeminsitri Haradinaj ka vijuar t’i bëjë presion pasardhësit të tij Albin Kurti që të mos e heq taksën.

Për të dytën herë në pak ditë, duke u pozicionuar kundër kërkesës këmbëngulëse amerikane, ai i kërkon Kurtit që të rezistojë e mos dorëzohet, duke i referuar njëherësh dhe kushte.

“Albin,

Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.

Mos e heq taksën për rikthim në proces të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare”, shkruan njeriu që e vuri taksën, e cila tashmë është bërë një çështje e mprehtë mes Prishtinës dhe faktorit ndërkombëtar, ku veçon SHBA.

Sipas Haradinajt, taksa duhet hequr vetëm me një kusht: njohje në kufijtë ekzistues.

“Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.

Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës. Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat”, mbyll mesazhin e tij Haradinaj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts