Auto Dak
Auto Dak

Haradinaj zbulon koinçidencën: ku përafrohet 22 korriku 2010 me 21 korrikun 2019

Kryeministri i Kosovës ka hasur në një koinçidencë mes 22 korrikut 2010 dhe 21 korrikut 2019, duke përfshirë dy datat, njëra që ka të bëjë me fatin e Kosovës e tjetra me fatin e tij personal, gjatë një komenti në FB.

“Një nga datat më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës është edhe 22 korriku i vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli verdiktin se, Pavarësia e Kosovës është legjitime dhe e drejtë dhe nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.

Ky vendim historik për vendin, konfirmoi themelet e pavarësisë tonë, të sovranitetit të shtetit dhe integritetit territorial.

Për koicidencë, një ditë para vendimit të GjND-së, më 21 korrik, unë u thirra në Hagë, në procesin e dytë gjyqësor. Sot, kur sërish thirrem në Hagë, në këtë përvjetor të nëntë, Kosova është më e fortë se kurrë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, i pandashëm dhe i përkushtuar në rrugën euro-atlantike”, shkruan Haradinaj.

Ftesa e bërë nga Specialja në Hagë për Haradinaj, sipas këtij të fundit për t’u marrë në pyetje e jo për ndonjë akuzë, por që e detyroi të dorëhiqet si kryeministër, është parë nga një pjesë e opinionit mbarëshqiptar dhe si një komplot ndaj tij. Kjo, për shkak se Haradinajka bërë kokëfortin kohët e fundit ndaj ndërkombëtarëve, lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve, apo taksës së vënë ndaj mallrave serbe. /tesheshi.com/      

auto pjese dak

Related posts