728 x 90 Leaderboard

Haradinaj: ushtria do bëhet, ndërsa kufijtë nuk do ndryshojnë

Një ditë pas miratimit të projektligjeve që i hapin rrugë themelimit të ushtrisë së Kosovës,  kryeministri Haradinaj, paralajmëroi se kushdo që nxit apo krijon destabilitet, do të marr faturën në fund. Mesazhi, qartazi ishte për Beogradin zyrtar, i cili nuk e priti mirë atë që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj përdori kartën e një “ushtrie në NATO”, si garanci që ajo do ketë dhe mbështetje ndërkombëtare

“NATO është një vendimmarrës serioz. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Jemi në bashkëpunim edhe me vendet tjera të rëndësishme të NATO-s. Procesi i mandatimit të Ushtrisë është me peshë. Dallimi është vetëm ndërrimi i emrit. Mos kini dilema. Jemi thellë të bindur. 17 institucione të sigurisë së Kosovës ishin pjesë e një organizimi të KFOR-it që isha dje. Ne jemi pjesë e NATO-s. Ne do të bëhemi me ushtri”, deklaroi Haradinaj. Ndërkohë, ai ceku sërish çështjen e kufijve, të cilën e cilësoi të “vdekur”.

“Ideja e korrigjimit ka vdekur”, theksoi shefi i qeverisë së Prishtinës. /tesheshi.com/

 

 

Related posts